E ardhmja e Massimiliano Allegrit nuk do të jetë në Portugali. Benfica ka preferuar të bëj të tjera zgjedhje të paktën për momentin, duke refuzuar në këtë mënyrë pistën që e dërgonte tek italiani.

Bruno Lage do të pasojë Roger Schmidt të shkarkuar si trajner i Shqiponjave për t’i mbyllur kështu derën 57-vjeçarit. Kur u duk se gjithçka po shkonte në rrugën e duhur ka mbërritur edhe kthesa.

Kjo shtyn Allegrin që të mendojë një tjetër pistë, e cila për momentin nuk ka asgjë konkrete.

Klubet nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për ish-trajnerin e Juventusit. Agjentët e Allegrit në fakt po punojnë për të gjetur një ekip tjetër për klientin e tyre, i cili ka një motivim të madh pas përfundimit të marrëdhënies me Juventusin.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, duke qenë se Allegrin është kandidat serioz për stolin e një klubi më të mirë evropian. Manchester United dhe Milan shihen si favorit për të firmosur me 57-vjeçarin në rast se do të ketë ndryshime në stol.

Klan News