Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Video, jehona e protestës, kapërcen planetin tonë, mbërrin në Mars

Nasa ka publikuar së fundi pamje të reja nga ai, që njihet si planeti i kuq. Por pamjet e Marsit shfaqin copëza shkëmbi në ngjyrë blu të errët, që duken, si copëza pas një vullkani.

“Me sy të nxirë, dëmtim në kokë e villte gjak”, gruaja rrihet nga fqinji

Suzana Bajrami, një banore e Peqinit, tregon, se në datën 24 qershor 2024 është dhunuar nga komshiu i saj në momentin, që po shkonte të hidhte mbeturinat tek koshi. Ajo thotë, se Elis Dushku, e ka gjuajtur në fytyrë e stomak pa arsye. Edhe herë të tjera ai ka dashur ta përzerë nga lagjia, se nuk janë e njejta rracë. Zonja thotë, se ka përfunduar në Urgjencën e Peqinit e më pas në spitalin e Elbasanit Ndërkohë sot dhunuesi është e zonja shprehet, se ka frikë të dalë nga shtëpia.Vetë autori i ngjarjes, mohon akuzat, ndërsa fqinjën shprehet, se është kudërshtare e tij.në Urgjencën e Peqinit, tregojnë, se Suzana ka shkuar me syrin e nxirë, dëmtime në kokë e villte gjak, ndaj e kanë nisur për në Elbasan.Nëpërmjet kamerës së fshehtë zbuluam, se Elis Dushku është më prapambetje mendore, diagnoza skizofreni.Zonja e dhunuar u drejtua në komisariat dhe nga punonjësi pohohet, se agresori është shoqëruar për herë të dytë në komisariat.Në raportin e drejtorisë së përgjithshme nuk rezulton rasti i dhunës së zonjës e ndërkohë kjo mohohet nga shefi i komisariatit, i cili këmbëngul, se rasti është referuar.Emisioni Stop ka zbuluar, se Elis Dushku ka qenë punonjës policie në burgun e Peqinit deri në vitin 2018, kur është shkarkuar për shkelje të etikës. Burime informacioni bëjnë me dije, se arsyeja ka qenë, se Elis Dushku ka dhunuar një prej kolegëve në burgun e Peqinit.

Bukë misri, domate e fostoksinë, helmet e ndaluara shiten me ushqimet

Cuditë në vendin tonë nuk kanë të sosur. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka ndaluar në një dyqan në Libofshë, kur krahas, bukës, domateve dhe ushqimeve të tjera, tregtohet edhe fostoksina. Ky produkt i ndaluar vepron me erë, që do të thotë, se kontaminon gjallesat afër, pa qenë nevoja të konsumohet.

/tvklan.al