Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë këtë të mërkurë në stadiumin “Air Albania”, në orën 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve.

Grupi i futbollistëve është gati për ndeshjen e parë të grupit, me lojtarët që gëzojnë formë të mirë fizike. Në orën 11:00 po të kësaj të mërkurë do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Holandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Niko Dovana”.

Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas. Kompeticion që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, që i beson sërish një ngjarje madhore futbollistike vendit tonë.

Klan News