#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

New York Times i ka kushtuar thuajse një faqe të plotë një ore dore të përgatitur nga argjendari Pirro Ruço.Kjo orë i ka kushtuar 7 vjet dhe çmimi i saj është 1.4 milionë dollarë. Është një orë e rrallë, tërësisht e punuar me dorë. Secila prej statujazëve të valltarëve me kostume popullore është një orë e caktuar, kanë përmasa prej 9 mm dhe janë prej ari. Në zemër, ku ndodhen edhe akrepat, është shqiponja. Fyelli i muzikantit është më i hollë se një qime floku. Gjithçka është punuar brenda orës që është 12 mm, ndërsa baza është e përbërë nga 1500 copa qelqi Murano. Ora është gdhendur në ar, është unike dhe është përzgjedhur për në konkursin e orëve artistike.