Që Lini është vendbanimi më i hershëm Palafit në Europë kjo nuk ka më vend për dyshim, por kërkimet arkeologjike që kanë vazhduar në sit, kanë hedhur më shumë dritë për mënyrën e jetesës dhe sipërfaqen e banuar në atë kohë. Bëhet fjalë për 6 hektarë sipërfaqe të shfrytëzuar përgjatë 2000 mijë vjetëve dhe ekzistencën jo vetëm të një vendbanimi, por të disa vendbanimeve përgjatë brigjeve të liqenit.

“Ky është fillimi i kërkimeve në Lin, deri tani dimë shtrirjen kohore të vendbanimeve plafite, sepse nuk ka patur një, por disa, çka e bën kët sit më interesantin dhe më të vjetrin. Shtëpitë kanë qenë të vendosura mbi ujë, madje ato që janë ngritur 4000 mijë vjet para, tregojnë edhe për madhësinë e fshatrave.”

 “Këto lloj vendbanimesh kanë patur rrethimet e tyre mbrojtëse, si për shkaqet natyrore apo edhe ndonjë konflikt të mundshëm.”

“Bëhet fjalë për sit arkeologjik shumë të madh, flasim për 6 ha, ku frekuentimi i këtij siti, ka qenë nga 6000 mijë vjet para Krishtit deri në 4000 mijë vjet para Krishtit, është ndërtuar vazhdimisht dhe ka patur jetë.”

“Si kanë jetuar? Si janë ushqyer? Si është zhvilluar jetesa në këtë sit të jashtëzakonshëm që përbën vendin ku kanë nisur ngulimet e para dhe ngjizja e kulturës buqjësore dhe blegtorisë.”

“Qeramikat që kemi gjetur këtu, janë të ngjashme me ato që kemi gjetur në vendbanime të ngjashme në Mesdhe apo Itali, çka deri më tani na tregon që Lini, ka qenë një zonë e rrahur nga udhëtarët. E sigurt është që janë marrë me bujqësinë nga objektet që kemi gjetur, ata piqnin bukën, sepse kemi gjetur mbejtet e sobave, po ashtu mbarështonin dhitë, derrat dhe delet. Njësoj si ato që mbarështohen sot.”

“Shtresat kulturore kanë dhënë informacion arkeologjik, qeramika, i përkasin kësaj periudhe me dekore zbukurime, forma të ndryshme, përdorim në kuzhinë dhe depozitim të ushqimeve, vegla të ndryshme pune…”

Surprizat nga kërkimet në Lin nuk kanë të sosur, ndërsa saktësia e të dhënave është risia e këtij kërkimi arkeologjik që deri më tani, gjetjet i ka testuar në laboratoret e Bernës dhe Oksfordit.

“Duke njohur fillesat e kësaj tipologjie të ndërtimit nëpër liqene, mund të krijohen edhe lidhjet edhe të një zinxiri të palafiteve të tjera që nuk kanë munguar si në liqenin e Ohrit, Prepsës e në Pellgun e Korçës.”

“Kemi futur të dhëna shumë të sakta, ato korrigjojnë datimet që kemi bërë në vendbanime të ngjashme. Ne kemi arritur të kalibrojmë të dhënat tona me një gabim deri në 10 vjet.”

“Jemi akoma në fillimet e kërkimit, por duhen akoma vite punë për të plotësuar pazëllin e vendbanimeve të Linit, por deri tani mund të themi që këto vendbanime mbanin deri në 50 shtëpi.”

Të gjitha gjetjet në Lin, do të publikohen në botime shkencore, ndërsa Lin ka ende potencialin për të zhvilluar kërkime arkkeologjike.

Tv Klan