Stresi dhe ankthi, dyfishohen rastet




Stresi dhe ankthi, dyfishohen rastet

14:56 10/05/2022

Psikiatrja Rreli: Shkak kryesor është kriza ekonomike. Shqetësuese situata në moshat e reja, 20-30 vjeç

Problemet e shëndetit mendor po vijnë në rritje. Sipas psikiatres Arjana Rreli vendi ynë kaloi disa problematika njëra pas tjetrës, duke nisur nga tërmeti dhe më pas pandemia, ndërkohë që edhe kriza ekonomike aktuale ka sjellë një rritje të problemeve.

“Frikërat e  lidhura me luftën po shoqërojnë të gjithë grupmoshat. Nga ana tjetër edhe faktori ekonomik, rritja e çmimeve, kriza aktuale ekonomike që është mbarëbotërore, por që shtete me nivel më të ulët ekonomik si ne e vuajnë më shumë patjetër që nuk anashkalohen. Kjo ka një reflektim për çfarë ne hasim shumë më tepër edhe rëndesë të problematikës, por edhe rritje të numrit të personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor”.

Sipas Rrelit, shëndetit mendor duhet t’i japim më shumë vëmendje jo vetëm sepse është java europiane  e shëndetit mendor, por sepse po shfaqen probleme në mosha shumë të reja.

“Gati është dyfishuar numri i rasteve me të cilat ne përballemi gjatë një dite. Moshat 20-30 vjeç janë ato që po e vuajnë më së shumti. Hasen me shumë vështirësi në punësim. Nuk gjenden në punën dhe me kapacitetet e tyre për t’I shfaqur në punën që kanë zgjedhur të bëjnë që e bëjnë më mirë dhe janë të detyruar të punësohen diku tjetër, janë ato që e bëjnë të vuajë së tepërmi këtë grupmoshë, për fatin e mirë problemaika minore të lidhura me ankthin dhe një humor të rënë, jo në nvelin depresiv”.

Ekspertja Arjana Rreli thotë se momente trishtimi dhe të vështira ka çdokush, por nëse simptomat zgjasin, pra nëse keni një trishtim të vazhdueshëm dhe një humbje të interesit ndaj aktiviteteve që normalisht ju gëzojnë, e shoqëruar me paaftësi për të kryer aktivitetet e përditshme për të paktën dy javë duhet të drejtoheni te një specialist.

Klan News













Të ngjashme