Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se të moshuarit që nuk kanë probleme me nuhatjen mund të kenë një rrezik më të ulët për t’u prekur nga problemet e shëndetit mendor.

Studiuesit thanë që më shumë sesa prekja, dëgjimi apo shikimi, nuhatja ka një ndikim më të madh.

Dëmtimet shqisore mund të përshpejtojnë rënien konjitive, qoftë duke ndikuar drejtpërdrejt njohjen ose indirekt duke rritur izolimin shoqëror, lëvizshmërinë e dobët dhe problemet me shëndetin mendor.

Sipas studimit, individët që kanë probleme me nuhatjen  kanë një shans 19 përqind më të lartë për të patur probleme me shëndetin mendor, krahasuar me personat që kanë probleme me dëgjimin apo shikimin./tvklan.al