Veriu i Gjermanisë u godit nga stuhi të fuqishme.
Erërat e forta i morën jetën një personi dhe plagosën shumë të tjerë.
Të konsiderueshme janë edhe dëmet materiale.
Viktima është një 26-vjeçar, i cili u godit nga sende të forta që ranë mbi automjetin e tij në Hamburg.
Dëme të konsiderueshme janë shënuar në një qytezë pranë Rostokut, e goditur nga një tornado gjigante.
Erërat ishin aq të forta, sa që i zhvendosën automjetet në një distancë deri 70 metra.
Shpejtësia e erërave, sipas mediave gjermane, tejkaloi 119 kilometra në orë.
Tv Klan