Suel Çela i pafajshëm për goditjen e makinës së policisë në Elbasan

Suel Çela i pafajshëm për goditjen e makinës së policisë në Elbasan

15:31 20/11/2019

11 vite burg për Enea Bekteshin dhe Klement Xhefarrin

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën, i akuzuar për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë, ngjarje kjo e ndodhur dy vite më parë në Elbasan.

Sipas gjykatës, në makinën tip “Audi” që përplasi policinë në Elbasan ishte në drejtim të saj Enea Bekteshi, që u shpall fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite heqje lirie. Togat zeza dënuan me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin, me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas gjykatës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka arritur të vërtetojë me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun Agroushqimor në Elbasan. Prova e gjetur në automjetin tip “Audi” një bisht cigareje, sipas gjykatës nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes 31-vjeçari Çela.

Ndërsa prania e Enea Bekteshit në makinë provohet nga shenjat e gishtave dhe nga një përgjim ambiental, ku vetë Bekteshi e ka pranuar një gjë të tillë. Këto prova, sipas gjykatës tregojnë se Bekteshi ka gjuajtur në drejtim të efektivëve, por pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi