Një 25-vjeçare ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një stacion autobusi në Izrael.

Të shtënat me armë ndodhën në qytetin Beersheba në jug të Izraelit. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një sulm terrorist ndërsa ka vrarë autorin e dyshuar.

Tetë personat e plagosur në sulm, duke përfshirë një në gjendje më të rëndë shëndetësore po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Klan News