Izraeli kreu disa sulme në periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës në atë BBC News e përshkruan si natën “më të keqe” të sulmeve.

Një “top” i madh zjarri u pa duke u ngritur mbi horizontin e kryeqytetit të Libanit, ndërkohë që ushtria izraelite kishte paralajmëruar më parë njerëzit në periferinë jugore që të evakuoheshin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar se forcat ajrore izraelite kanë kapur një numër të madh objektivash ajrore të lëshuara nga territori libanez gjatë natës.

Ndërkohë në Gaza, Agjencia e Mbrojtjes Civile e drejtuar nga Hamasi thotë se një sulm izraelit që goditi një xhami që shërbente si strehë, vrau të paktën 21 persona. Xhamia ndodhej në Deir al-Balah në Gazan qendrore. Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka thënë se objektivi i këtij sulmi kanë qenë militantët e Hamasit.

Ushtria izraelite tha se Hamasi po përdorte vendin pranë spitalit al-Aqsa, si një qendër komandimi dhe kontrolli, por dëshmitarët okularë thanë se aty po strehoheshin persona të zhvendosur si pasojë e sulmeve./tvklan.al