Phoenix fitojnë superndeshjen ndaj Golden State 104-96, triumfojnë edhe Lakers e Brooklyn Nets

Suns mundën Warriors 104-96 dhe morën fitoren e 17 radhazi në këtë sezon në NBA. Për skuadrën nga Feniksi u dallua Chris Paul, që realizoi 15 pikë dhe 11 asiste si dhe Deandre Ayton me 24 pikë dhe11 ribaunde.

Për skuadrën nga San Francisko Paul me 28 pikë dhe Curry me 12 pikë, nuk e shmangën dot humbjen. Të dyja skuadrat ndajnë kryesimin në Konferencën e Perëndimit, ndëra kanë 18 fitore dhe 3 humbje.

James Harden ishte i pandalshëm në parket, duke shënuar 34 pikë, 10 ribaunde dhe 8 asiste për Nets që mundi Knicks me reuzltatin 112-110. Edhe Kevin Durant ndihmoi në këtë sukses me 27 pikë dhe 9 asiste. Randell dhe Burk ishin autorë së bashku të 49 pikëve në humbjen e Knicks.

Lakers pa LeBron James mundën Sacramento Kings me rezultatin 92-117.  Ky është suksesi i dytë për ekipin nga Los Anxhelosi që shkon në fitoren e 12 në këtë sezon, ndërsa Kings pësuan humbjen e 14. Portland gjeti fitoren pas 3 dështimeve radhazi, ndërsa Raptors u mund nga Grizzlies.

Klan News