

“Çukur”, së shpejti në Klan Plus
Klan Plus ka siguruar të drejtat televizive të serialit të ri më të suksesshëm të vitit në Turqi. “Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit.
Një histori rrëqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal.
