“Ta fik derën ajo”, Gazmend Ujkashi zbulon se me cilën shenjë të horoskopit s’i ka punët mirë


“Ta fik derën ajo”, Gazmend Ujkashi zbulon se me cilën shenjë të horoskopit s’i ka punët mirë

14:08 05/12/2022

Gazmend Ujkashi ishte i ftuar këtë  të hënë në emisonin “Shije shtëpie” në Tv Klan për të folur për horoskopin, ai e ka nisur emisionin me “një lojë”, ku u kërkoi të ftuarave dhe gazetareve të emisionit që të gjenin shenjën e tij të horoskopit.

Ai kishte thënë më herët që e urrente shenjën e Ujorit, e herë pas here e theksonte këtë, duke e bërë  të pabesueshme që ai mund të ishte pikërisht kjo shenjë.

Pasi e zbuloi vetë se në fakt shenja që ai “urrente”  ishte shenja  e tij, ai ka bërë edhe një ndarje se si ai i shikon shenjat. Ai është shprehur se shenjat me brirë si Bricjapi, Demi, Dashi janë shenjat të mira, besnike dhe me zemër të mirë. Si shenja tradhtare ai cilësoi Shigjetarin, Akrepin dhe Virgjëreshën.

Astrologia Krisanthi Kallojeri “e ngacmuar” nga cilësimi i tij për Virgjëreshën e pyeti nëse ai ka  pasur ndonjë Virgjëreshë në jetën e tij që i ka lënë gjurmë, ai i është përgjigjur se po, por ka treguar se kokëfortësia e saj nuk i pëlqen.

“Virgjëresha s’ka njeri në botë ta bindi që ajo nuk ka të drejtë edhe në gabimin e vetë, po qe  virgjëreshë thotë kjo që them unë është, ajo mund të mos jetë fare por Virgjëresha kështu e ka”.

Më tej i pyetur se me cilën shenjë ai nuk mund të merret ai sërish përmendi Virgjëreshën, pasi ajo “të fik derën”.

“Unë me Virgjëreshën, që Ujori është shumë menaxhues, i pranon të gjitha, por me irgjëreshën, kokëfortësia e  tyre në gabim mua  më dorëzon. Janë shumë të këndshme, por ku ke marrëdhënie,  kur ke lidhje, marrëdhënie pune. Të fikin derën ato. Ajo thotë ‘kështu’ dhe iku”./tvklan.al









Të ngjashme