Pavarësisht se kishte marrë pak ditë më parë një kërcënim për jetën, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zgjedhur të vijë në këmbë dhe pa masa sigurie të shtuara në Gjykatën e Lartë për t’u përballur me Edi Palokën, të cilin e ka paditur për shpifje.
Mesazhin se nuk ka frikë nga kërcënimet e dha edhe para kamerave.
Seanca me kreun e grupit parlamentar demokrat, i cili nuk ishte prezent në sallë nuk zgjati më shumë se 5 minuta pasi pajtimi mes dy politikanëve nuk ndodhi.
Seanca e radhës u la për në 15 qershor.
Tv Klan