Tajfuni Yagi i ka marrë jetën 35 personave në veri të Vietnamit ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

24 persona rezultojnë të zhdukur, për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni ndërsa të paktën 229 janë të plagosur.

Moti i keq ndërpreu energjinë elektrike për miliona familje dhe kompani, përmbyti autostradat, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, rrëzoi mijëra pemë dhe ndaloi aktivitetin ekonomik për shumë qendra industriale.

Tajfuni dëmtoi gjithashtu rreth 3,300 shtëpi dhe më shumë se 120,000 hektarë të mbjella në veri të vendit.

Agjencia e motit paralajmëroi për më shumë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në ditët në vijim.

Para se të godiste Vietnamin, Yagi goditi Kinën jugore dhe Filipinet, duke vrarë të paktën 24 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Klan News