Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në kryeqytetin vietnamez Hanoi në ndalesën e dytë të një turneu në Azinë Lindore.

Avioni i presidentit rus u ul në aeroportin e Hanoi, ku ai u prit nga zëvendëskryeministri vietnamez Tran Hong Ha dhe diplomati i lartë i partisë Le Hoai Trung.

Vizita ka tërhequr kritika nga SHBA, midis partnerëve kryesorë tregtarë të Vietnamit. Putin u prit gjithashtu me një ceremoni madhështore nga presidenti i ri i vendit To Lam

Udhëtimi, i cili vjen pas vizitës së tij në Korenë e Veriut, po interpretohet si një demonstrim i mbështetjes diplomatike që Rusia gëzon ende në këtë rajon. Vietnami ende vlerëson lidhjet historike që ka me Rusinë, edhe pse ende kërkon të përmirësojë marrëdhëniet e tij me Evropën dhe SHBA-në.

Udhëheqësi rus mbajti bisedime kokë më kokë me Presidentin e ri To Lam. Të dy liderët ashtu si në vizitën në Phenian sinjalizojë thellimin e marrëdhënieve midis dy kombeve, ndërsa udhëheqësi rus kërkon të marrë mbështetje konkrete mes sanksioneve ndërkombëtare për luftën e ashpër në Ukrainë.

“Ne u jemi mirënjohës miqve tanë vietnamezë për pozicionin e tyre të balancuar ndaj krizës në Ukrainë dhe dëshirën e tyre për të lehtësuar kërkimin e mënyrave praktike për ta zgjidhur atë në mënyrë paqësore. E gjithë kjo është plotësisht në përputhje me frymën dhe natyrën e marrëdhënieve tona”, tha Putin.

Gjatë qendrimit në Vietnam kreu i Kremlinit pritet të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Nguyen Phu Trong. Analistët shprehen se nga perspektiva vietnameze, Rusia shihet ende si një partner i rëndësishëm me lidhje të thella historike me role të rëndësishme në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë së Vietnamit.

Vietnami ishte në mesin e disa vendeve të Azisë Juglindore që abstenuan pjesmarrjen në samitin global për Ukrainën në Zvicër javën e kaluar. Por shpresat perëndimore për një Rusi të izoluar duket se nuk po rezultojnë të qëndrueshme, ndërsa Putini rrit shtrirjen e tij me vendet mike dhe përpjekjet për të vendosur një rend të ri global në kundërshtim me Perëndimin.

Gjatë vizitës në Phenian të dy liderët ranë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion, sipas një pakti që liderët e tyre nënshkruan, një pakt që u dënua nga SHBA dhe Koreja e Jugut.

Premtimi shihet si ringjallje e një marrëveshjeje të mbrojtjes reciproke sipas një traktati të vitit 1961 të miratuar nga aleatët gjatë Luftës së Ftohtë, i cili u anulua në vitin 1990 kur Bashkimi Sovjetik vendosi lidhje diplomatike me Korenë e Jugut.

Marrëveshja për një partneritet strategjik gjithëpërfshirës të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është një nga lëvizjet e profilit më të lartë në Azi nga Moska ndër vitet e fundit.

Klan News