Take you over nga Bleona Qerreti

Take you over nga Bleona Qerreti

11:58 21/09/2015

 

Më në fund Bleona Qerreti ka publikuar në kanalin e saj zyrtar në VEVO këngën “Take You Over”. Kënga është premierë botërore. Video është realizuar në SHBA dhe Belona vjen ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në këngët e realizuara më parë në Shqipëri dhe Kosovë.

Disa ditë më parë këngëtarja shqiptare dha edhe një konferencë për shtyp në Tiranë, ku qëllimi kryesor ishte promovimi i “Take You Over”.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Bleona tha se kohë më parë revista “Billboard” i ka dërguar një e – mail ku e njoftonte se kjo këngë ishte renditur në top listën e këngëve të shtuara.

Publikimi i klipit është lajmëruar muaj më parë, por gjatë gjithë kësaj periudhe këngëtarja karrikonte fansat duke treguar pjesë nga prapaskenat e tij.

Për herë të parë, Bleona zgjodhi të këndonte “Take You Over” në Shqipëri, në skenën e “X Factor Albania 2015”, ku kishte dhe rolin e një prej gjyqtarëve./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT