Takimet vjetore me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar



Takimet vjetore me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar

18:22 23/10/2020

Sejko: Pandemia kërkon politika ekonomike për të gjithë sektorët

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe ministrja e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar takime online me Drejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, dhe drejtues të lartë të Bankës Botërore.

Takimet u mbajtën në kuadër të mbledhjeve vjetore të FMN-së, ku fokusi kryesor ishte ndikimi i pandemisë në ekonomitë e rajonit.

Guvernatori Sejko tha se goditja e pandemisë ishte e paprecedentë ndërsa nënvizoi si shumë të rëndësishme koordinimin e politikave ekonomike në të gjithë sektorët.

Kreu i Bankës Qendrore tha se bashkëpunimi ndërkombëtar me ndihma financiare është thelbësor për të lehtësuar kostot e ekonomive në zhvillim.

Tv Klan




Të ngjashme