Sejko dhe Denaj takime “online” me drejtues të BB DHE FMN

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj kanë zhvilluar takime online me drejtues të lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të takimeve vjetore që zhvillon çdo vit FMN.

Kreu i Bankës Qendrore prezantoi masat që janë marrë për të mbajtur sistemin financiar të qëndrueshëm dhe lehtësimin e politikës monetare për rritjen e stimulit ekonomik, ndërsa u shpreh se sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar.

Ministrja Denaj bëri prezantimin e objektivave të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, ndërsa ka sqaruar se pritet që ekonomia në vitin 2021 të nisë rikuperimin.

Tv Klan