Qeveria talebane paralajmëroi SHBA-në dhe BE –në për refugjatët afganë

Qeveria e udhëhequr nga talebanët në Afganistan  i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të heqin sanksionet e vendosura mbi ta.

Ata thanë sanksionet mund të paraqesin kërcënim për sigurinë dhe të shkaktojnë një valë refugjatësh.

Ministri i jashtëm në detyrë Amir Khan Muttaqi u tha diplomatëve perëndimorë në Doha se dobësimi i qeverisë afgane nuk është në interesin e askujt, sepse efektet  negative do të ndikojnë drejtpërdrejt në botë.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të tij, Muttaqi tha në takimin e Doha -s: “Ne i nxisim vendet botërore të heqin sanksionet ekzistuese dhe t’i lejojnë bankat të veprojnë normalisht në mënyrë që grupet bamirëse, organizatat dhe qeveria të paguajnë rrogat për stafin e tyre me rezervat e tyre dhe ndihmës financiare ndërkombëtare .

Vendet evropiane në veçanti janë të shqetësuara se nëse ekonomia afgane rrënohet , një numër i madh emigrantësh do të nisen drejt kontinentit .Uashingtoni dhe BE kanë thënë se janë të gatshëm të mbështesin nismat humanitare në Afganistan.

Kryeministri italian Mario Draghi është shprehur se grupi i 20 do të ndërmarrë veprime të koordinuara përmes Kombeve të Bashkuara për të trajtuar krizën humanitare në Afganistan

Takimi i jashtëzakonshëm i udhëheqësve të G20 mbi Afganistanin u përqendrua tek sfidat humanitare, lufta kundër terrorizmit dhe  situata ekonomike në vendin aziatik.

Klan News