Edhe sot në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta të viteve të fundit ndaj monedhave kryesore botërore. Tensionet në rritje gjeopolitike të lidhura me Irakun dhe Korenë e veriut vazhdojnë të mbajnë nën presion të madh monedhën e gjelbër.

Duket se edhe më tej monedha amerikane do të jetë nën presion në një kohë që në raste tensionesh ndërkombëtare janë monedhat e vendeve si Zvicra dhe Japonia ato që përfitojnë më shumë.

Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët u këmbye në nivelet 1 Euro e barabartë me 1.042 Dollarë. Sipas Bankës Italo-shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar ndaj Dollarit amerikan ndërkohë që ditët e fundit duke ndjekur rrjedhën e zhvillimeve në tregjet e huaja është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj Euros.

Sipas kursit të këmbimit 1 Dollarë u ble me 132.2 Lekë dhe u shit me 135.2 Lekë. 1 Euro u ble me 136.5 Lekë dhe u shit me 140.7 Lekë./tvklan.al