Pasi mori pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, 31 vjeçarja Kim Yeji nga Koreja e Jugut është kthyer në një sensacion. Po pse i gjithë rrjeti u dashurua me Kim?

Së pari, është jashtëzakonisht e lezetshme.

Së dyti, tejet e aftë!  Ajo fitoi medaljen e argjendtë në garën me pistoletë dhe po ashtu medaljen e artë bashkë me shokun e saj të skuadrës Oh Ye Jin.

Së treti, ka një stil të veçantë. Syzet e saj moderne, xhaketa Fila, këpucët Sauer dhe një elefant prej pellushi që varet te xhepi i saj i bënë të rinjtë ta adhurojnë si personazh.

Një video ku ajo po konkurronte në Azerbajxhan është bërë po ashtu virale në “X”, duke marrë mbi 7 milionë shikime.

Në komente, njerëzit thonë se ajo përcjell një super energji dhe se është  e denjë për filmat aksion. Madje edhe Elon Musk, ka sugjeruar në një postim që Kim të përfshihet në filma të tillë. Tani mbetet për t’u parë nëse kjo gjë do të ndodhë!

/tvklan.al