Lady Gaga dhe organizata humanitare Global Citizen kanë mbledhur 35 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit që po përballen me virusin. 

Në këtë mënyrë këngëtarja e muzikës pop i bashkohet listës së shumë të famshmëve që kanë dhënë kontributin e tyre për të luftuar këtë pandemi.

Por jo vetëm kaq. Gaga së bashku me shumë artistë të tjerë kanë vendosur të suprizojnë fansat e tyre.  Paul Mçartney, Stevie Wonder, Billie Eilish si dhe shumë të tjerë do të japin një shfaqje online.

Kjo do të shfaqet më 18 Prill njëkohësisht në rrjetet ABC, NBC, CBS, iHeartMedia dhe Bell Media. E veçanta e shfaqjes, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në YouTube, Apple, Facebook, Instagram, Twitter dhe në më shumë platforma, është se do të ketë një rikthim edhe të Elton John, Andrea Bocelli, David Beckham etj.

Sipas Gagës kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i dhënë sadopak buzëqeshje atyre që po vuajnë në këto momente.

Klan Plus