“Ish i dashuri shkonte me komshien dhe kishin një fëmijë”

Gjatë lojës “Truth or Dare” të zhvilluar në programin “Talk Love Story” në Tv Klan një prej konkurrenteve, Nadege ka zbuluar papritur historinë e saj të trishtë me ish të dashurin e saj.

E pyetur nga moderatori Eni Shehu se kur ishte hera e fundit që ka qarë Nadege ka zbuluar për tradhëtinë e tij.

Eni Shehu: Arsyen e vërtetë përse ke qarë herën e fundit ose do pish një raki me spec që ne e qajmë në Shqipëri.

Nadege: Hera e fundit që kam qarë edhe pse urrej që të qaj. Në fakt kam qarë kur ish i dashuri im shkonte me komshien time edhe për më tepër ata kanë bërë një fëmijë sëbashku.

Më e keqja ishte se banonin në të njëjtën ndërtesë ku të gjithë e dinin përveç meje. /tvklan.al