Sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar një çift i talentuar dhe i dashur për publikun.

Bëhet fjalë për regjisorin e njohur Kristaq Mitro, i cili ka lënë një pasuri me filma mjaft cilësorë që vazhdojnë edhe sot të ndiqen me shumë dashuri. Po ashtu dhe e shoqja e tij, një inxhiniere ndërtimi në pension por një zonjë me shije në veshje e cila tashmë është një bloggere në Instagram.

Kristaq Mitro tregoi sesa e vështirë ishte të bëjë filma në periudhën e komunizmit, sakrificat e ndarjes nga familja për muaj por edhe kushtet e vështira të censurës në filmat e tij. Ai tha se është dashur shpesh herë të presë dhe të fshijë episode të cilat regjimi i ndalonte. 

“Telefoni i një mëngjesi” ishte një nga filmat i cili ka pasur censurën më të rëndë.

Kristaq Mitro: Ne atë film na e goditën, na e prenë me sëpatë. Na kanë hequr një episod të tërë 300 metra. Se kështu ishte një kuti filmi. Sepse ishte gjithë problemi i çështjes së agronomit me problemin tjetër që ai kishte gënjyer.  Ishte konflikti midis Bujarit dhe Ndriçim Xhepës. Puna qëndronte se do ta lejonin ata që të bëhej gjithë ky konflikt në që e tejkalonte momentin që kërkohej nga partia e punës.

Rudina Magjistari: Kushedi sa filma janë masakruar.

Kristaq Mitro: Po, janë masakruar. Kur bëjmë biseda me njëri- tjetrin themi: “Po mirë mo pse si mbajtëm ato fragmente të vogla, se aty ishte kutia aty ishte filmi”. Ne as që e dinim se do vinte një kohë tjetër.

Gjithashtu zonja e tij, Eliana Mitro, tregoi për jetën si gruaja e një regjisori e cila gjithashtu duhej të ishte tepër e kujdesshme për të qëndruar brenda kornizave dhe të shmangte ato që quheshin “shfaqje të huaja”.

Eliana Mitro: Ne ishim të kujdesshëm sepse e dija se ç’do të thoshte sa e kujdesshme duhej të isha sepse ishte i kujdesshëm Kristaqi në filmat e tij. Sepse shpesh ishte ndodhur në vështirësi të mëdha për një episod mjaft të vogël që duhej ta hiqte, s’duhej ta bënte ashtu dhe unë që atëherë i qepja dhe i stiloja vetë veshjet e mia, kuptohet gjithmonë brenda një thjeshtësie dhe një elegance, porë pa e tepruar./tvklan.al