Lajme Arkiva 2003

Është momenti kur duhen ruajtur si të vegjlit edhe të moshuarit e ata me probleme shëndetësore. Temperaturat e larta kanë sjellë virozat më herët se vitet e tjera. nëse koha do të vazhdojë të qëndrojë edhe për dy javë kështu,  mjekët thonë se pritet shtimi i rasteve me diarre dhe sëmundjet e verës.

Rekomandohet që prindërit përveçse janë bërë vetë mjekë të fëmijëve të tyre ti vizitojnë ata në poliklinika. Përdorimi i trisolit është mjekimi më i mirë se serumi.

Mjeku: Problem është temperatura. Mbajtja me metoda fizike ose kimike. Metoda fizike janë kompresa dhe banjot. E dinë populli pak a shumë 2-3 gradë nën temperaturën e trupit duke i vendosur në vaskë ose govatë për 15-20 minuta, jo duke i larë ,por duke i mbështjellë. Substanca kimike janë paracetamoli, deponi duke përjashtuar alginën për efektet e saj sekondare që ne aktualisht kemi dy tre vite që nuk e përdorim më në shërbimin tonë.

Përsa i takon të rriturve me probleme shëndetësore ata duhet ët bëhen mjekë të vetes duke eliminuar daljet në vapë dhe të shtojnë përdorimin e lëngjeve. Shenjat e para të kësaj nxehtësie janë parë te të vegjlit prindërit kanë nxituar në urgjencë. Kjo situatë me bark e të vjedha zgjat deri në tre ditë./tvklan.al