Kjo javë ka nisur me temperatura të larta por meteorologët thonë se vala e të nxehtit afrikan ka ikur, pasi termometri nuk do të ngjitet mbi 40 gradë Celsius. Dita e martë do jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.

Hakil Osmani, “MeteoAlba”: Maksimumet ne rang territori do të regjistrohen në vlerën e 39 gradë Celsius po ashtu dhe në orët e para të mëngjesit do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që në qytete e zonave malore vlerat minimale të jenë në vlerën e 15 gradë Celsius. Dita e martë dhe e mërkurë kryesisht kryesisht pritet të sjellë gjatë orëve të pasdites zhvillime të vrenjtësirave në gjysmë lindore të territorit shqiptar, duke bërë që të kemi shtim të lagështirës në ajër nga ana tjetër do të krijojnë mundësia për reshje shiu. Reshje të cilat herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Mbeten më të fokusuara në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes lindore, por sigurisht në intervale të shkurtra kohore. Rrezikohet që edhe kryeqyteti dhe Elbasani në zona të izoluara kryesisht në lindje të tyre të  kemi prezente dhe rrebeshet afatshkurtra të shiut.

Sipas parashikimeve do ketë një ulje të lehtë të temperaturave në mesë të javës.

Hakil Osmani, “MeteoAlba”: Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim kemi rënie të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që dita e mërkurë, e enjte, e premte të sjellë maksimumin në rang territori në vlerën e 36 apo 37 gradë Celsius. Edhe pse kemi rënie të temperaturave të ajrit sërish mbeten 3 gradë më të larta se sa vlerat normale, por që janë temperatura shumë më komode.

Muaj Korrik sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të mbyllet me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Klan News