Në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka patur tension në lidhje me drejtimin e këtyre sindikatave. Fatmir Musaku ka fituar një gjyq për drejtimin e tyre dhe kërkon të largohen drejtuesit aktualë. Sekretari i Përgjithshem Sulo Shehu thotë se vendimi nuk është i drejtë dhe se Gjykata e Kasacionit u ka dhënë njëherë të drejtë drejtuesve aktualë. Shehu pretendon që ka dhe mbështetjen e Prefektes Makbule Çeço ku kjo e fundit ka kërkuar që policia mos të ndërhyjë me forcë në marrjen e këtyre vendimeve. Pritet dhe mbledhje e sindikatave ku do të diskutojnë dhe për një grevë të mundshme.

Pamje nga Sindikata e Pavarur e Shqipërisë sekretari i përgjithshem Sulo Shehu, pamje Prefektura Tiranë./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo