Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka reaguar pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës.

Sipas tyre, kjo situatë është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve.

“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”.

“Koordinimi midis të gjithë aktorëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në reagimin e KFOR-it, sipas Klan Kosovës.

Kujtojmë se pas situatës së krijuar në veri, forca të shumta të KFOR-it janë parë duke e monitoruar për së afërmi gjendjen atje./klankosova