Tre persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni anti-kanabis në Elbasan. Mësohet se në pranga kanë rënë Mevlan Balla, 32 vjeç, Dashamir Balla, 39 vjeç, banues në Elbasan dhe Frederik Gaçi, 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.

Po ashtu bëhet me dije se në kërkim janë shpallur L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi akuzohen se kanë tentuar të kultivojnë kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi./tvklan.al