Tërmeti i rënë në Bosnje – Herzegovinë mbremjen e së premtës u ndje edhe në Shqipëri, kryesisht në zonat veri – perëndimore. Sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencës, sqaron se të dy vendet janë pjesë e të njëjtës pllake tektonike, atë euroaziatike, ndaj këto lekundje mund të rrjetëzohen.

“Energjia e çliruar nga ky tërmet reflekton edhe aktivitet në zona të tjera, që mendojmë se mund të ketë aktivizime po në zona të tjera të Ballkanit”.

Rrjeti sizmiologjik në Shqipëri ka regjistruar po ashtu pasgoditjet e tërmetit, të cilat nuk janë ndjerë në sipërfaqe.

“34 pasgoditje me magnitudë nga 2 deri në 4 të shkallës rihter, por jo të krahasueshme me atë kryesore që të ketë impakt ndjeshmërie në Shqipëri”

Sipas Dushit tërmetet e mëdha afer 6 ballë të shkallës rihter kanë një periodë përsëritëse në Ballkan mes 30 apo 40 vitesh. Edhe vatra e tërmetit të rënë një ditë më parë në Boshnje ndodhet në veri të epiqendrës së termetit të 15 prillit 1979, e njohur si lëkundja më e fortë sizmike në Ballkan./ Tv Klan