Të vështruarit për të paktën 30 sekonda këtë iluzion vizual, sipas ekspertëve mund të përmirësojë shikimin.

Sipas tyre, aftësia për të parë detaje mund të përmirësohet nga një iluzion i njohur si “zgjerimi i efektit të lëvizjes”.

Nën efektin e këtij iluzioni, një person është në gjendje që të lexojë gërma që janë shumë të vogla për të, fare lehtë.

Një grup psikologësh nga Universiteti i York dhe Glasgow në Britani zbuluan se mënyra sesi njerëzit e shohin atë, jo vetëm që diktohet nga gjendja dhe forma e syrit, por përcakton dhe procesin e perceptimit në tru.

Si ta bëni testin?

Uluni rreth i krah larg ekranit të kompjuterit.

Hiqni syzet nëse përdorni dhe shikoni sa më poshtë të mundeni në grafikun e syrit logMAR (shih poshtë).

Më pas shihni rrethin që hapet për rreth 30 sekonda.

Pas kësaj provoni të lexoni sërish syrin logMAR.

Përreth 30 sekonda shikimi juaj duhet të jetë shumë më i qartë dhe mesatarisht, njerëzit janë në gjendje të lexojnë një rresht poshtë asaj që mund të lexonin herën e parë./tvklan.al