“Shqipëria, një perlë e pazbuluar mesdhetare”

Prestigjozja ‘The guardian ‘ i sugjeron pushuesve britanik Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira turistike. Në një artikull të gjatë ajo i bën jehonë bukurive të Shqipërisë, ndërsa thekson se interesi për ta vizutuar atë është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit që kur vendi u shkëput  nga diktatura 44-vjeçare, çka është reflektuar edhe në një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022. 

The Guardian shkruan se në Shqipëri një pushues mund të gjejë plazhe dhe peizazhe të bukura dhe e gjitha kjo me çmime shumë herë më të ulta se destinacionet fqinje.

Shqipëria  është një perlë e pazbuluar mesdhetare dhe ende përcjell një ndjesi ekzotike, edhe pse gjeografikisht  ndodhet shumë afër”, thotë Tine Murn,  bashkëthemelues i ”New Deal Europe”, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik.

Figura të famshme shqiptare si futbollisti i ”Southampton”-it, Armando Broja dhe yjet e popit Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndihmuar më tej në promovimin e vendit.

Fluturimet nga Britania e Madhe drejt Tiranës, janë gjithnjë e më të disponueshme dhe të kërkuara. Por edhe në një kohë kur pandemia ka dëmtuar sektorin e turizmit në shumë vende mundësia  për të udhëtuar në Shqipëri ka qënë më e lehtë e kjo për dy arsye: shkalla e ulët e infektimit me Covid-19  dhe masat e Covid-19.

“Ka shumë për të parë dhe bërë në Tiranë”, shkruan britanikja pasi së fundmi është shpallur edhe Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022.

Ndër qytetet historike të Shqipërisë që duhen vizituar përmenden Kruja, Gjirokastra dhe Berati. Përveç vargmaleve spektakolare, mund të gjesh fshatra të largëta me pamje mahnitëse. E për ata që duan detin, Shqipëria ka një vijë të gjatë dhe të bukur bregdetare me pak njerëz dhe hapësirë të mjaftueshme.

Teksa ‘The Guardian’ rendit bukuritë e vendit tonë, shkrimin e mbyll me kuzhinën shqiptare e cila është një kombinim i shijeve mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme e bazuar në produkte me cilësi të lartë.

Tv Klan