Një 30-vjeçar, ndaj të cilit Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, theu këtë vendim duke u largua nga banesa.

30-vjeçari me iniciale E.A. u arrestua sërish nga policia pasi u konstatua nga patrulla policore jashtë banesës së tij në lagjen Nr.3 të qytetit bregdetar.

30-vjeçari është në proces gjykimi për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, ndërsa tani akuzohet edhe për largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit. /tvklan.al