Zhvillohen disa seanca, avokatët jo në union

Dita e parë e bojkotit të seancave për masa e sigurimit në gjykata nuk i gjeti avokatët në të njëjtën mendje.

Edhe pse disa seanca të caktuara për vlerësim të masave të sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit dështuan, pati edhe procese të cilët u zhvilluan me praninë e avokatëve.

Në gjykatën penale të Tiranës ku ishin parashikuar 5 masa, burime thanë se janë zhvilluara të gjitha, me avokat kryesisht, por edhe të zgjedhur.

Ndërkohë gjatë ditës, kryetarët e Dhomave të Avokatisë në rrethe kanë mbështetur në grup bojkotin, megjithatë edhe në rrethe ka pasur nga ata avokatë që kanë zgjedhur të paraqiten në gjykatë për të përfaqësuar klientët.

Të mërkurën, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi të bojkotoj pa afat seancat gjyqësore dhe për 10 ditë edhe ato të vlerësimit të masave, në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore.

Tv Klan