Përbërësit:

500 gr mascarpone

200 gr manaferra

150 gr sheqer

100 gr biskota

6 vezë

1 aromë vanilje

Limonë

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Vendosim në një tas vezët dhe sheqerin dhe i rrahim me mikser derisa të fryhen. Më pas shtojmë në to lëkurë limoni, vanilje, pak kripë, mascarpone dhe i përziejmë me tel kuzhine në mënyrë që të mos shfryhen vezët e rrahura me sheqer.

Në një tenxhere me ujë vendosim sheqerin, lëngun e limonit dhe lëkurë limoni që të ngrohen bashkë. Më pas e vendosim në një tas, e lëmë të ftohet dhe kalojmë në të biskotat, të cilat i vendosim në tavë. Mbi to vendosim një shtresë nga kremi që përgatitëm, manaferra dhe një tjetër shtresë me biskota dhe krem. Në fund edhe një shtresë me manaferra, sheqer pluhur dhe fusim në frigorifer që të mpikset./tvklan.al