Tre skuadra garojnë për vendin e tretë

“Klasikja” e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia vjen në javën e 34 të kampionatit. Dy skuadra me synime krejt të ndryshme.

Tirana kampione përballë Vllaznisë që kërkon një vend në Europë. Bardheblutë pa shumë motivim do të përdorin edhe lojtarë të stolit ndërsa Elvis Plori i Vllaznisë e do skuadrën në eficencë dhe me energji të plota.

Edhe Partizanit i duhet Europa pas dështimeve të shumta në këtë sezon. Pengesë për të kuqtë do të jetë Egnatia që lufton për mbijetesën.

Dinamo e rënë nga kategoria përballet me Kukësin.

“Skuadra prodhon shumë lojë por nuk konkretizon. Ne kemi punuar mbi këtë. Kukësi është kundërshtar i fortë dhe ka objektiva për të arritur por ne do të bëjmë lojën tonë deri në fund”, thotë trajneri i Dinamo.

Duke filluar nga java e 34 të gjitha ndeshjet e kampionatit do të luhen në një orar, këtë të shtunë në 17.45.

Tv Klan