Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), Policia ka organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, djalin e tij, 40-vjeçarin me inciale T. Xh., banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë 40-vjeçari pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al