Një këmbësor është përplasur nga makina në qendër të qytetit të Fierit pranë një qendre tregtare. Këmbësori me iniciale E.T. 26 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë së Fierit, makina që përplasi 26-vjeçarin drejtohej nga qytetari me iniciale Xh.B., i cili është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegimet e nevojshme. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet e aksidentit.

/tvklan.al