Chelsea ofron shqiptarin dhe para te West Ham në këmbim të Rice

Një lajm i bujshëm qarkullon së fundmi në mediat angleze. Presidenti i Chelsea-t, Tod Boehly, ka takuar në Portugali Jorge Mendesin. Tema e diskutimit ka qenë  portugezi Cristiano Ronaldo që ka kërkuar të largohet nga Manchester United, për një transferim të mundshëm të tij në “Stamford Bridge”.

Një kalim i tillë do të mbyllte përfundimisht diskutimet për zëvendësuesin e Lukakut dhe do të shuante shanset e Armando Brojës për një vend në ekipin e Chelsea-t.

Në të tillë situatë, sulmuesi shqiptar po përflitet të përdoret si opsion për rikthimin e mesfushorit Declan Rice në radhët e bluve të Londrës. Broja së bashku me 70 milionë paund priten t’i ofrohen Uest Ham-it për lojtarin e Kombëtares angleze që gjithashtu ndiqet me interes edhe nga ekipet e tjera si United dhe City.

Klubi londinez ka kohë që e ndjek Armando Brojën dhe është gati të japë 25-30 milionë paund për të, por nuk dihet nëse është i gatshëm ta përfshijë në negociata me Declan Rise.  Fakti që West Ham e ka në listën e dëshirave Brojën, mund të ndikojë në gjetjen e një marrëveshje për të kryer këtë operacion, që do të bënte që të gjitha palët të ishin të lumtura në fund.

Klan News