Një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në Francë, pas atij në Nice mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.

Kësaj radhe ngjarja ka ndodhur në Avignon në jug të Francës, ku një person sulmoi policinë duke bërtitur “Allahu Akhbar”.

Autori u qëllua për vdekje nga policia pasi kërcënoi me thikë kalimtarët në rrugë, por edhe punonjësit e policisë. Dyshohet se i dyshuari ka qenë me origjinë turke. Autoritetet franceze kanë nisur hetimet dhe po verifikojnë nëse sulmi do të konsiderohet si terrorist ose jo.

Ngjarja ndodh pak orë pas vrasjes së 3 personave në kishën e Notre Dam në qytetin e Nice, ku një person me thikë i preu kokën një gruaje dhe goditi për vdekje dy të tjerë.

Këto sulme në Francë vijnë një ditë pasi revista satirike franceze Charlie Hebdo publikoi një karikaturë tallëse të Presidentit të Turqisë, Erdogan. /tvklan.al