Kryeredaktori i revistës prestigjioze “France Football” nuk e përjashtoi mundësinë për t’i dorëzuar Topin e Artë 2020 në duart e Robert Levandovskit. Mungesa e dhënies vitin e shkuar për shkak të pandemisë dhe kërkesa e fituesit të trofeut të këtij viti, Lionel Messi për të shpërblyer golashënuesin më të mirë të vitit është përshëndetur nga gazetari Paskal Ferre.

“Ajo që tha Messi ishte e lezetshme dhe e zgjuar. Ne nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Ne duhet të respektojmë historinë e Topit të Artë, e cila bazohet në zgjedhje”, tha kryeredaktori i France Football për mediat franceze.

Vitin e kaluar, zgjedhjet u anuluan për shkak të pandemisë Covid-19. Levandovski ishte favoriti i madh për të triumfuar. Në ceremoninë e së hënës në mbrëmje, polaku përfundoi i dyti pas fituesit shtatë herë Messi. 

Klan News