Kritjan Demçe, bashkëpunëtori i pilotit italian Giorgio Riformato, është ekstraduar nga Belgjika ku ishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

43-vjeçari nga Lushnja është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7.4 vite burgim për trafik droge të kryer në bashkëpunim.

Kristjan Demçe është një nga pjesëtarët e grupit që tentuan të trafikonin kanabis në vitin 2014 me avion nga Divjaka drejt Italisë me pilotin italiane Giorgio Riformato.

I gjithë grupi kriminal i trafikut të drogës, Sajmir Bajrami, Marenglen Ymeraj, Kristjan Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili janë dënuar me 47 vite burgim në total. Ndërsa piloti italian Riformato është dënuar me 12 vite. /tvklan.al