Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka emëruar në detyrë si drejtor të Standardeve Profesionale dhe Disiplinës Dhimitraq Ziun. Ky i fundit siç raporton gazetari i Klan News Besar Barjaktaraj, deri më tani mbante postin e drejtorit në Policinë e Dibrës.

Në këtë detyrë, Ziu zëvendëson Bledar Çelikun, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Kujtojmë se Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit 6 ditë më parë. Proda u prezantua në një ceremoni të shkurtër, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit. 

/tvklan.al