Ancelotti  është tekniku që ka grumbulluar më shumë pikë, i ndjekur nga ikona e Arsenalit, Wenger

Trajneri që ka fituar më shumë pikë në kampionate në shekullin e 21-të është Carlo Ancceloti. Tekniku i Real Madridit udhëheq listën e mbushur me emra të mëdhenj të stolave në Europë, të cilët së bashku, në total kanë grumbulluar më shumë se 11 mijë pikë.

Ancceloti ka grumbulluar 1434 pikë në 700 takime, ndërsa ka drejtuar skuadra të njohura të kontinentit të vjetër si Milan, Çelsi, Paris SG dhe Bajern Mynih. Në vend të dytë me 53 pikë më pak se sa italiani është ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger.

Francezi ka drejtuar “topçinjtë” në 702 ndeshje. Në vend të tretë është tekniku aktual i Romës, Jose Mourinho me 1194 pikë. Legjenda e stolit e Manchester United Alex Ferguson është ndër pesë më të mirët, edhe pse është tërhequr nga futbolli tetë vite më parë.

Skocezi ka drejtuar “Djajtë e kuq” nga vitit 1986 deri në 2013, e në total ka mbledhur 1132 pikë me hyrjen e shekullit të ri. Ndjek në vend të pestë Pep Guardiola me 1093 pikë dhe Jurgen Klop me 1055 pikë.

Klan News