Kryeministri Edi Rama thotë se as me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe as me Presidenten Vjosa Osmani nuk kanë diskutuar për incidentet që po ndodhin në veri të vendit me popullsinë serbe.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama tha se nuk është kërkuar konsultim nga Kosova, e sipas Kryeministrit, kjo është në të drejtë të tyre pasi janë shtet i pavarur.

Blendi Fevziu: Sot dhe dje ju keni zhvilluar takime intensive në Bratislavë dhe më pas në Moldavi me aktorë politikë, keni takuar edhe Presidentin e Serbisë Vuçiç. A keni pasur kontakte me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani?

Kryeministri Rama: Jam takuar po, jam takuar dje dhe sot po nuk kemi patur diskutim mbi këtë çështje, sepse është çështje që janë ata që vendosin nëse duan të diskutojnë ose jo.

Blendi Fevziu: Nuk e keni pyetur minimalisht Kurtin ose Osmanin çfarë po ndodh? Këto ditë a keni telefonuar ju Kurtin ose Osmanin për të marrë një informacion për të ditur çfarë po ndodh?

Kryeministri Rama: Jo nuk kam marrë sepse unë e shoh çfarë po ndodh dhe nuk është se ata janë fshehur, ata janë shumë të qartë në atë që thonë kështu që është shumë i qartë qëndrimi i tyre.

Blendi Fevziu: Asnjë komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel zyrtar për një ngjarje të tillë?

Kryeministri Rama:  Jo sepse është një çështje që është përgjegjësi dhe është kompetencë e plotë e Kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe e Presidentes. Janë ata që vendosin që nëse dëshirojnë të diskutojnë ose jo për atë çështje, nuk jam unë i marr dhe i them. Është respekt për ta dhe instiutucionet e Kosovës sipas meje.

Blendi Fevziu: Raportet Shqipëri-Kosovë, edhe kur ka qenë një vendimmarrje që i takonte Kosovës, janë konsultuar me Shqipërinë edhe në momente të mira jo më në momente të vështira, sikurse dhe ne jemi konsultuar me ta. Çfarë ka ndodhur që nuk funksionon ky komunikim mes nesh?

Kryeministri Rama: Është konsultuar Kosova kur ka dëshiruar të konsultohet. Kur nuk dëshiron të konsultohet është totalisht në të drejtën e vetë. Nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua apo me ne si qeveri. Dhe është në të drejtën e vetë që të mos e konsultojë këtë gjë sipas meje.

Blendi Fevziu: Po Shqipëria nuk mund të jetë kaq indiferente.

Kryeministri Rama: Ne nuk jemi fare indiferentë. Pyetja është konkrete: A ka pasur një diskutim mes Kryeministrit të Kosovës dhe meje apo mes Presidentes së Kosovës dhe meje mbi këtë çështje? Jo nuk ka pasur. Pse? Sepse nuk e kanë kërkuar një diskutim të tillë dhe nuk jam unë që duhet t’ja u kërkoj atyre. Ata janë përfaqësuesit më të lartë të shtetit demokratik dhe të pavarur të Kosovës. Dhe unë nuk jam babai i Kosovës.

Blendi Fevziu: Shqipëria dhe Kosova kanë vendime që impaktojnë të dyja palët. Nuk jemi kaq të ndarë sa pretendojmë.

Kryeministri Rama: Unë jam shumë i qartë se çfarë ndodh, për aryset, sepse Kryeministri i Kosovës i ka shpjeguar më shumë se një herë me qartësi të plotë sipas tij.

Tensionet në veri të Kosovës/ Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri i vendit, Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të BE-së dhe të SHBA-së.

Në një lidhje direkte për emsionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama shprehet se Kosova duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe serbët të kthehen në institucione.

Edi Rama: Qëndrimi ynë është shumë i qartë sepse e kemi shprehur. Kjo është një situatë e rrezikshme dhe e panevojshme. Nuk më takon mua të nxjerr përgjegjësit, sot jam kthyer nga Moldavia ku kanë qenë të gjithë liderët e një sërë vendesh dhe qëndrimi unik i të gjithë liderëve të BE është qëndrim i njëjtë me atë të SHBA, që kjo situatë është e papranueshme, e pajustifukueshme, serbët duhet të kthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme. Fokusi i të dy palëve nuk duhet të jetë që nga kjo përplasje të dëmtohen ushtarët e KFOR-it, por të mbyllin marrëveshjen. Unë nuk jam këtu për të dhënë leksione për Albinin, ai është kryeministri i zgjedhur i Kosovës, ka përgjegjësinë e plotë për vendimet që merr.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se në takimin me Presidentin serb, Vuçiç, kanë diskutuar mbi domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione.

Blendi Fevziu: Çfarë keni biseduar me Vuçiçin?

Edi Rama: Domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione. Braktisja e zgjedhjeve nga serbët, një gjë e pamenduar, emocionale dhe ka krijuar një vakum, pasojë është ajo që ka ndodhur. Të dy palët duhet të bëjnë një hap dhe duhet ta bëjnë shpejt, jo vetëm sipas meje, por sipas të gjithëve. Të mbarojë ky spektakël policish, ushtrish. Di një gjë të sigurtë që kjo që po ndodh, po e lëndon rëndë Kosovën në sytë e botës demokratike dhe kjo nuk është e drejtë të ndodhë. Kosova ka qenë në të drejtën e vet për të bërë zgjedhjet, ka qenë në të drejtën e vet që të mos lejojë vakumin, por këtu hyjmë në një fazë tjetër, në momentin që kjo kthehet në arsye për konflikt, duhet zgjidhja. Serbët të kthehen në institucione dhe jeta të vazhdojë normalisht.

Rama: Kjo që po ndodh po e lëndon rëndë Kosovën në sytë e botës demokratike

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës, po e dëmton Kosovën në sytë e botës demokratike.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” një Tv Klan, Kryeministri Rama ka shtuar se homologu i tij i Kosovës, Albin Kurti e ka të gjithë situatën në dorë dhe mund ta kthejë pa qenë nevoja që të përshkallëzohet.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se në takimin me Presidentin serb, Vuçiç, kanë diskutuar mbi domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione.

Blendi Fevziu: Çfarë keni biseduar me Vuçiçin?

Edi Rama: Domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione. Braktisja e zgjedhjeve nga serbët, një gjë e pamenduar, emocionale dhe ka krijuar një vakum, pasojë është ajo që ka ndodhur. Të dy palët duhet të bëjnë një hap dhe duhet ta bëjnë shpejt, jo vetëm sipas meje, por sipas të gjithëve. Të mbarojë ky spektakël policish, ushtrish. Di një gjë të sigurtë që kjo që po ndodh, po e lëndon rëndë Kosovën në sytë e botës demokratike dhe kjo nuk është e drejtë të ndodhë. Kosova ka qenë në të drejtën e vet për të bërë zgjedhjet, ka qenë në të drejtën e vet që të mos lejojë vakumin, por këtu hyjmë në një fazë tjetër, në momentin që kjo kthehet në arsye për konflikt, duhet zgjidhja. Serbët të kthehen në institucione dhe jeta të vazhdojë normalisht.

Blendi Fevziu: A ka një tentativë të komunitetit ndërkombëtar për të izoluar Kurtin?

Edi Rama: Unë mendoj që nuk duhet të shkojmë në këtë drejtim sepse është një moment shumë delikat, por Albini e ka të gjithë lojën në dorë dhe mund ta kthejë pa qenë nevoja që gjëja të shkojë në një përshkallëzim absurd. Deri në momentin që është shtruar në tryezë çështja e boshëllekut dhe janë vendosur këta 4 persona kundër boshklllëkut, për mua është bërë gjëja e duhur. Në momentin kur kjo tani, zgjedhjet dhe kthimi i serbëve në institucione, kthehet në qëndrim në vetevete dhe të përplaset KFOR atje, kjo vetëm e dëmton përditë dhe përorë Kosovën dhe mund të ketë një kosto të pallogaritshëm në aspektin e rënies së reputacionit dhe respektit dhe duhet vite të riparohen.

Rama: Kosova nuk kërcënohet nga Serbia

Kryeministri Rama thotë se Kosova nuk mund të sillet sikur Serbia është një kërcënim për të.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën.

Edi Rama: E rëndësishme të thuhet, sepse sot ka një realitet komplet tjetër dhe Kosova nuk mund të sillet sikur Serbia është kërcënim për Kosovën. Asgjë nuk mund t’i bëjë më. Edhe ushtria që këndon “Kosova është e jona”, pasqyra e impotencës së Serbisë në raport me Kosovën. Është sikur ushtria meksikane të këndojë “Amerika është e jona”. Kosova nuk kërcënohet nga Serbia. Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën. Kosova duhet të shikojë përpara dhe të mos harrojë që është sot Kosovë e lirë, e pavarur dhe demokratike sa janë të gjithë ata që sot po i kërkojnë Kosovës të sillet si një shtet i pjekur. Serbët duhet të kthehen në institucione, Kosova të bëjë zgjedhje. Sikur të isha unë në vend të Kurtit dhe Osmanit, duhet të kisha shpallur zgjedhjet menjëherë. Sovranitet duke humbur aleatët tanë, është një teprim i madh sipas meje.

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, Kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të brendshëm politik.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, sipas Ramës, ushtria serbe nuk ka asnjë mundësi të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës.

“Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Thjesht i vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Pse nuk e di Presidenti i Serbisë që çon ushtrinë atje? Nuk e di ai që as në ëndrrën më të guxishme nuk jep një urdhër që të prekin një milimetër kufirin? Po për çfarë e bën këtë? E bën për politikë të brendshme. Serbia ka mbaruar punë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e ka humbur Kosovën që në ’99 dhe vazhdimi i qëndrimit në një llogore duke bërë luftë imagjinare me Serbinë dëmton Kosovën”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

/tvklan.al