Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor tek Mali i Robit, ku u përfshinë 3 automjete. Sipas informacioneve policore, drejtuesja me iniciale M.D. po udhëtonte së bashku me mamanë e saj. Ajo kishte ndaluar makinën në anë të rrugës.

Në momentin që e ëma e drejtueses së mjetit zbriti nga makina për të kaluar në anën tjetër të rrugës, u përplas nga një automjet. Në aksident u përfshi edhe një makinë e tretë.

Për fat të keq, e ëma e drejtueses së mjetit që kishte ndaluar në anë të rrugës, humbi jetën menjëherë për shkak të goditjes së fortë.

Nga përplasja e mjeteve u dëmtua edhe vetë vajza e viktimës, M.D., e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 12:00 në Golem.

Për shkak të kësaj përplasje, në këtë segment rrugor u krijuan radhë kilometrike të automjetev. /tvklan.al

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /tvklan.al