Autori, mashkull që maskohet si grua, me fustan dhe paruke

Ky është moment kur një person mashkull i maskuar si femër, me paruke me flokë të gjata në kokë dhe i veshur me një fustan ndez fitilin dhe i vë tritolin lokalit në pronësi te policit Ndrek Rrasa, në Grudë të Shkodrës dhe më pas të njëjtin veprim kryen duke i vendosur lëndën plasëse poshtë automjetit të efektivit.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Tv Klan gjithçka ndodhi për 20 sekonda, rreth orës 2 e 30 minuta, ku autori nëse nuk do të vraponte mund të rrezikonte edhe veten.

Policia e Shkodrës njofton se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale në lokal, ndërsa është djegur plotësisht automjeti në pronësi të 46-vjeçarit Rrasa. Ai është efektiv i policisë së Shkodrës pranë sektorit të patrullës dhe gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë. Dyshimet e para nga grupit hetimor janë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Tv Klan