Prijësi i kandidatëve republikanë në garën presidenciale Donald Trump dhe i dyti pas tij, Ted Cruz duan një betejë kokë më kokë, duke i kërkuar Marko Rubios dhe Xhon Kasic të tërhiqen. Gjatë votimeve të së shtunës, Trump dhe Cruz fituan në dy shtete secili. Duke folur pas fitores në zgjedhjet paraprake brenda partisë, në Kentaki dhe Luiziana, Tramp tha:

“Do të doja të ishim tek për tek me Ted Cruz-in.  Marko Rubio pati një natë shumë të keqe dhe personalisht i bëj thirrje të tërhiqet nga gara”.

Ndërkohë, senatori i Teksasit Ted Kruz, që fitoi zgjedhjet brenda partisë në Kansas dhe Mein tha:

 “Për aq kohë sa fushëbeteja është e ndarë, kjo i jep avantazh Donald Trumpit”.

Deri tani, senatori i Floridës, Rubio dhe Guvernatori i Ohajos, Kasic nuk kanë bërë asnjë koment për. Për ekspertët, Cruz është i vetmi kandidat që mund ta frenojë Trampin, pasi establishmenti i Partisë Republikane ose elita e saj sulmoi ashpër manjatin e pasurive të patundshme

Në frontin demokrat, megjithëse Bernie Sanders fitoi në dy shtete Kansas dhe Nebraska. Hilari Klinton mbetet kryesuese pas fitores së madhe në Luiziana.

Tv Klan